Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeMë shumë luftëra e më pak paqeruajtës, Krasniqi: Amerika nuk është më...

Më shumë luftëra e më pak paqeruajtës, Krasniqi: Amerika nuk është më polici i botës (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se sfera e sigurisë në botë ka probleme.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Elezi tha se as rajoni nuk përjashtohet nga rreziqet që mund t’iu kanosen si shkak i zhvillimeve glob, transmeton Klankosova.tv.

“Është e saktë që ka shumë probleme në sferën e sigurisë, e posaçërisht në zhvillimet që lidhen me nevojën e mbështetjes së organizmave ndërkombëtarë të sigurisë. Përpos shumë problemeve në gjithë globin që janë evidente dhe që kanë shkaktuar nevoja për organizim, dhe kanë krijuar rrethana për me pasë siguri, edhe rajoni e Evropa është e ekspozuar nga rreziqe të tilla”, tha Elezi në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi tha se ndryshimet në sigurinë globale vijnë pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar.

“Shkurt e shqip, ka ndryshuar Amerika. Amerika nuk është më polici i botës që financon shumicën e botës, që kanë qenë prej OKB-së e deri te Kosova që ka qenë e fundit mision paqeruajtës, pasi në Ukrainë po shihet sa zor është me dërgu një mision të tillë. Por kemi një mision i ri, pjesë e të cilit është edhe Kosova, mision që po udhëhiqet nga Amerika e re”, tha Krasniqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT