Aktori i njohur turk me prejardhje shqiptare, Burak Yoruk, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me këngëtaren Tuana Yilmaz, ndërsa çifti ka ndarë në rrjetet sociale edhe pamje nga ceremonia.
Në dasmë kanë marrë pjesë edhe figura të njohura nga bota e artit dhe showbizit turk.
Burak Yoruk ka folur disa herë publikisht për prejardhjen e tij shqiptare, duke theksuar se ndihet krenar për rrënjët e tij.
Prindërit e aktorit janë shqiptarë, të cilët prej dekadash jetojnë në Turqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


