Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportMbyllen pjesët e para, Arsenali e ka çuar në 9-2 rezultatin, Brugge...

Mbyllen pjesët e para, Arsenali e ka çuar në 9-2 rezultatin, Brugge po luan pa një lojtar ndaj Aston Villës

Që në minutën e gjashtë, Zinchenko e kaloi Arsenalin në avantazh, në ndeshjen kthimit ndaj PSV-së.

S’vonoi shumë dhe holandezët barazuan me anë të kroatit Perisiq, dymbëdhjetë minuta më vonë.

Por londinezët shënuan sërish me anë të Declan Rice, për të shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi, derisa rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve është 9-2, njofton Klankosova.tv.

Në duelin tjetër që po zhvillohet në “Villa Park”, Club Brugge po vuan pa një futbollist, pasi në minutën e 17-të, Kyriani Sabbe u ndëshkua me karton të kuq.

Aston Villa e ka fituar përballjen e parë në Blegjikë me rezultat 3-1, teksa sonte ende s’ka gol në këtë ndeshje.

Nga ana tjetër në kryendeshjen e sotme të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, Atletico Madrid po fiton 1-0 ndaj Realit, duke lënë të vendoset gjithçka në pjesën e dytë, meqenëse rezultati nga të dyja përballjet, aktualisht është 2-2.

The post Mbyllen pjesët e para, Arsenali e ka çuar në 9-2 rezultatin, Brugge po luan pa një lojtar ndaj Aston Villës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT