Në takim me kryetarët e degëve e kryesinë, Lidhja Demokratike e Kosovës ia dha dritën e gjelbër rikthimit të Vjosa Osmanit në listën e partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Madje, kreu i partisë, Lumir Abdixhiku nuk e ka hiç problem edhe që Osmanit t’ia jap numërin 1 në listë.
Gjithashtu tha se nuk vendosi asnjë kusht për bashkim, derisa mohoi që pati ndonjë kundërshtim për rikthimin e Osmanit.
Vula e bashkëpunimit të paktën nga ana e LDK-se u tha se do t’i jepet të shtunën kur të mblidhet Këshillin e Përgjithshëm i partisë.


