Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të aplikojnë.
Afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, 24 gusht 2026, në ora 11:00.
Sipas njoftimit të MASh-it, aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në ora 12:00.
Deri tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.
Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, ministria vlerëson se rreth 1 mijë nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.
MASh ka bërë të ditur se zgjatja e afatit është bërë për t’u mundësuar të gjithë kandidatëve potencialë që të përfshihen në procesin e aplikimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


