Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMarrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtje, Shala zbulon detajet (VIDEO)

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtje, Shala zbulon detajet (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka dhënë detaje të reja lidhur me bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, që është arritur vitin e kaluar, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të një koncepti më të gjerë të “rajonalizimit ushtarak”.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se kjo marrëveshje, që sipas tij lidhet me modelin e ashtuquajtur “NATO 3.0”, nuk ka ardhur rastësisht ndonëse në fillim ka pasur edhe skepticizëm brenda NATO.

Sipas Shalës, marrëveshja nuk është koordinuar në mënyrë klasike me të gjithë anëtarët e NATO-s, por ka ardhur si rezultat i një linje të drejtpërdrejtë komunikimi mes Pentagoni dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë dhënë “dritën jeshile” për përfshirjen e Kosovës në këtë format bashkëpunimi.

“Kur u plasua në opinion marrëveshja e tillë ka pasur mendime skeptike edhe brenda Aleancës Veri-atlantike, pse një gjë e tillë të ndodhë. Sepse nuk ka ndodhur në korrespondencë me të gjithë anëtarët, pra ka ndodhur në një vijë të drejtpërdrejtë mes Pentagonit dhe Londrës zyrtare ku e kanë dhënën  dritën jeshile se Kosova edhe pse nuk është anëtare e Programit për Partneritet për Paqe, të jetë pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje me dy anëtar të NATO-s, në marrëveshje bilaterale madje trelaterale në aspektin ushtarak. Sepse ne me Shqipërinë veç se e kemi marrëveshjen bilaterale është e përcaktuar në direktivën e shtetit shqiptar, pikërisht në rast të cenimit të territorit të Kosovës, të përjashtohet nga neni 5 i NATO-s dhe të ndërhyj me forca për të mbështetur forcat e sigurisë së Kosovës”, tha Shala në Rubikon.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT