Mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha, ka bërë një mrekulli sot në Rusi.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 63′, kur skuadra e tij Akhmat Grozny, ishte duke humbur 1-0 në udhëtim te Krasnodar.
Mjaftuan 9 minuta prezencë në fushë e kosovarit, për ta përmbysur rezultatin, njofton Klankosova.tv.
Fillimisht pa kaluar as 180 sekonda të plota që kur hyri në lojë, Berisha barazoi rezultatin në 1-1, kurse në minutën e 72-të, konkretizoi në gol penalltinë e fituar.
1-2 u mbyll gjithçka në stadiumin e liderit të kampionatit elitar rus, teksa Bernardi me shokë u kualifikuan në çerekfinale të Kupës shtetërore.
The post Magjia e Bernard Berishës e kualifikon ekipin e tij në çerekfinale të Kupës appeared first on Klan Kosova.


