Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeLushaku-Sadriu për qeverisjen Kurti: Nuk kanë arritur një urë të thjeshtë ta...

Lushaku-Sadriu për qeverisjen Kurti: Nuk kanë arritur një urë të thjeshtë ta kryejnë (VIDEO)

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se VV-ja përqindjen në zgjedhje do ta ketë 50 për qind, ndërsa partitë tjera nga 5 për qind, kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadiru e quan tipike të një politikani popullist.

Ajo tutje u tregua e ashpër me Qeverinë Kurti, e cila thotë se në katër vjet në pushtet një urë të thjesht nuk kanë arritur ta kryejnë, njofton Klankosova.tv.

“51 për qind i ka pasur, e deri tani thuaje një projekt kapital, një projekt madhor që e ka realizuar. Kjo qeveri nuk ka arritur disa ura të thjeshta t’i kryejë, e lëre më investime totale. Ka arritur me e shpërndarë në mënyrë lineare një pjesë të buxhetit, por jo projekte zhvillimore. Me 12 miliardë buxhet, me 51 për qind të votave në këto katër vjet, çka ka bo?”, u shpreh Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT