Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, në konferencë për media ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën si po menaxhon procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ajo e akuzoi Kurtin se po orkestron arrogancë ndaj sistemit kushtetues dhe po tenton të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Lushaku – Sadriu tha se LDK ka ofruar 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së, dhe shtoi se partia e saj nga fillimi ka kërkuar marrëveshje ose konsensus për zgjedhjen e presidentit.
“Po e shihni që sonte po zhvillohen disa monologje që ka 51 për qind, e cila duke e ditur se zgjedhja e presidentit vjen në prill, nuk ka bërë zgjidhje që Kosova të ketë president. Por kemi parë një shoë partiak nga kryeministri Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje. Ja kemi ofruar mundësinë që të negociojë, kemi marrë pjesë në dialog, kemi dhënë gjithçka që ësthtë e mundshme me i dhënë vendit president…
“Ne e kemi dhënë mbështetjen tonë partiake, 15 nënshkrime, për kandidatin e LDK-së, prej fillimit e kemi bërë të qartë që presidenti zgjidhet me marrëveshje ose me konsensus. I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim, kryetari Abdiixhiku ka thënë se ajo mund të jetë Vjosa Osmani dhe LDK s’ka dilema. Populli s’ia ka dhënë dhe s’mundet me pas krejt shtetin, pasi nuk ia ka dhënë votat populli”, tha Lushaku-Sadriu.


