Po zhvillohet dueli i boksit mes Kampionit të Botës në IBO, Jurgen Uldedaj kundër Austin Nnamdit.
Dueli po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova.
Uldedaj i lindur në Lezhë, në këtë meç do të mbrojë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë.
Nga 22 ballafaqime që ka zhvilluar, tigri shqiptar numëron vetëm një disfatë, teksa tetë prej 21 triumfeve i ka me nokaut.


