Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Golem të Shkodrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 14:20, kur një automjet që drejtohej nga një 50-vjeçar, me inicialet A.M., u përplas me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa personi tjetër që ndodhej në motomjet, E.N., 28 vjeç, mbeti i plagosur.
I riu është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, raporton BalkanWeb,
Ndërkohë, drejtuesi 50-vjeçar i automjetit është shoqëruar në polici për procedurat e mëtejshme.
Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


