Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Nga përgjimet e “Prontos” në majën e Prokurorisë – Bahri...

LEX | Nga përgjimet e “Prontos” në majën e Prokurorisë – Bahri Hyseni zgjidhet zëvendëskryeprokuror i Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur prokurorin Bahri Hyseni në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Hyseni u propozua për këtë pozitë nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi. Ai do ta ushtrojë këtë funksion për një mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjodhi prokurorin Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, për një mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Emri i Hysenit ishte përmendur në vitin 2016 në kuadër të aferës së përgjimeve të njohur si “Pronto”, të publikuara nga Gazeta Insajderi.

Në njërën nga bisedat e publikuara, Hyseni dëgjohej duke biseduar me ish-deputetin Adem Grabovci lidhur me një pozitë në KOSTT, për të cilën thoshte se nuk kishte konkurruar.

Me vendimin e KPK-së, Hyseni bëhet njëri ndër drejtuesit kryesorë të institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT