Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka vlerësuar angazhimin e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera në trajtimin e rastit të krimeve të luftës të kryera në lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Sipas njoftimit, institucionet përkatëse kanë qenë të angazhuara në të gjitha fazat e procedurës penale, nga zhvillimi i hetimeve deri te ngritja e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte.
Gashi e ka cilësuar këtë si një nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.
“Vënia para përgjegjësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve ka qenë dhe mbetet mision i institucionit të Prokurorit të Shtetit për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


