Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Dosja për sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz – 35...

LEX | Dosja për sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz – 35 të pandehurit për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë me propozim për zhvillimin e gjykimit në mungesë ndaj 35 personave, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Prekaz të Poshtëm.

Aktakuza lidhet me operacionin e forcave serbe të zhvilluar në mars të vitit 1998 kundër lagjes Jashari, ku u vranë dhjetëra anëtarë të familjes Jashari, përfshirë komandantin legjendar Adem Jashari.

Të pandehurit në këtë çështje janë:

J.S., V.D., S.L., G.R., M.U., Z.T., Z.S., S.V., B.C., Z.M., R.S., V.T., B.P., R.M., M.S., S.I., N.S., B.F., Z.B., C.B., Z.R., D.I., S.M., V.J., M.L., R.C., S.P., N.M., V.R., D.Z., O.S., B.D., L.C., I.T. dhe M.B.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e udhëheqësve të njësive speciale të Policisë së Serbisë, kishin planifikuar, koordinuar dhe drejtuar operacionin e armatosur kundër familjes Jashari dhe banorëve të lagjes në Prekaz të Poshtëm.

Prokuroria pretendon se veprimet e tyre përbëjnë veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Për shkak se të pandehurit nuk ndodhen në Kosovë, organi i akuzës ka propozuar që procedura gjyqësore ndaj tyre të zhvillohet në mungesë.

Aktakuza tashmë i është dorëzuar gjykatës kompetente, e cila do ta shqyrtojë atë dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm proceduralë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT