Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeDroni rus godet ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Zelensky: Synonte...

Droni rus godet ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Zelensky: Synonte zyrën e kreut të tij

Një dron rus i tipit Shahed ka goditur ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, ndërsa autoritetet ukrainase pretendojnë se objektivi ishte kreu i këtij institucioni, Oleksandr Poklad.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt drejt zyrës së Pokladit, duke e cilësuar sulmin si tentativë për atentat ndaj tij.

“Droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së në këtë ndërtesë”, tha Zelensky.

Ai bëri të ditur se e ka urdhëruar Pokladin të përgatisë një kundërpërgjigje ndaj Rusisë, e cila, sipas tij, duhet të jetë “adekuate, e ndjeshme dhe, nëse është e mundur, simetrike”.

“Ushtria jonë do ta mbështesë këtë përgjigje”, shtoi presidenti ukrainas, pa treguar se çfarë forme mund të marrë ajo.

Sulmet me dronë Shahed janë pjesë e fushatës ajrore të Rusisë kundër Ukrainës. Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht se do t’u përgjigjet goditjeve ruse duke sulmuar objektiva ushtarake dhe të sigurisë brenda territorit rus.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT