Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, duke filluar nga ora 11:00.
Thirrja e seancës vjen pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryesuesi ka deklaruar se pret që deri në ditën e seancës marrëveshja politike të shoqërohet edhe me përgjegjësi, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të institucioneve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


