Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë të ditur se është në kërkim të personit që shihet në fotografitë e publikuara.
Autoritetet policore u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e të dyshuarit, ta ndajnë atë me Policinë e Kosovës.
Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


