Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti nuk u paraqit në prokurori, Musa: As në vendet post-komuniste nuk...

Kurti nuk u paraqit në prokurori, Musa: As në vendet post-komuniste nuk ka ndodhur kjo (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, as për herën e katërt nuk shkoi për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Kurti nuk u paraqit aty as pas lëshimit të urdhrit nga gjykata.

Ai sot e përuroi fillimin e punimeve të një çerdheje në Gjilan.

E mosparaqitjen e shefit të qeverisë e kritikoi avokati Skender Musa.

Musa tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se veprime të tilla nuk mund të shihen as në vendet post-komuniste.

“Në aspektin juridik është një gabim fatal se Kosovën e qet në një shtet jodemokratik, e qet një kryeministër që e sfidon rendin kushtetues të vendit të vet, dhe që nuk i respekton institucionet e pavarura. Zotëri Kurti nuk është thirrur si i akuzuar, edhe të thirrej si i akuzuar e ka për obligim të shkojë, por nuk është thirrur, është thirrur të dëshmojë për një vepër penale që u krye nga vartësit e tij”, tha Musa në Klan Kosova.

Albin Kurti, është thirrur që të dëshmojë për çështjen e “Rezervave shtetërore”./ Klankosova.tv

The post Kurti nuk u paraqit në prokurori, Musa: As në vendet post-komuniste nuk ka ndodhur kjo (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT