Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se qëlloi me armë në një aheng familjar në Prekaz –...

Dyshohet se qëlloi me armë në një aheng familjar në Prekaz – Policia bastis shtëpinë e 17-vjeçarit

Një 17-vjeçar nga Skenderaj ka përfunduar në Polici nën dyshimet se kishte shtënë disa herë me armë gjatë një ahengu familjar në Prekaz të Epërm.

Gazeta Sinjali mëson se rasti është zbuluar pas pranimit të informatave operative nga njësitë e inteligjencës, sipas të cilave i mituri, me inicialet L.A., dyshohej se më 8 qershor kishte përdorur armë në një festë familjare, duke qëlluar në ajër.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetuesit policorë, të asistuar nga njësitë patrulluese, kanë realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prekaz të Epërm.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, e cila dyshohet se lidhet me rastin që po hetohet.

I mituri është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të personave kompetentë lidhur me dyshimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të Prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT