Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeSPAK dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës dhe...

SPAK dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Një operacion i gjerë i ndërmarrë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është duke u zhvilluar për goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Aksioni synon ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa individëve që dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Hetimet kanë të bëjnë me qarkullimin e lëndëve narkotike dhe investimin e të ardhurave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme në vlera të konsiderueshme financiare.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa forcat ligjzbatuese po kryejnë kontrolle dhe veprime procedurale në disa zona.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në orët në vijim, ku do të bëhen të ditura detaje mbi numrin e të arrestuarve, masat e sigurisë të zbatuara dhe rezultatet konkrete të operacionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT