Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeministri i Libanit: Situata në vend është kritike

Kryeministri i Libanit: Situata në vend është kritike

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, tha se situata në vendin e tij është “shumë kritike”, ndërsa ushtria izraelite vazhdon pushtimin në jug, duke përkeqësuar krizën e zhvendosjes së popullsisë.

Duke folur në Bejrut, Salam u shpreh se të zhvendosurit libanezë, që tani numërojnë mbi 1 milion persona, janë “viktimat kryesore të një lufte me të cilën nuk kanë asnjë lidhje”, shkruan A2CNN.

Ai gjithashtu u dha një “përshëndetje të madhe”, banorëve libanezë që kanë qëndruar në fshatrat jugore, duke premtuar se shteti do t’i mbështesë ata dhe “do të bëjë gjithçka që të sigurojë gjithçka që u nevojitet”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT