Sot në Prishtinë mbahet dita e 10-të e protestës së organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00.
Tubimi i sontëm shënon ditën e 10-të të protestave të kësaj iniciative, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.
Përveç në kryeqytet protestat janë paralajmëruar të mbahen në disa qytete të Kosovës, në orare dhe lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimet do të mbahen sipas këtij orari: Podujevë: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Istog: Parku i Qytetit, Rahovec: Sheshi i Qytetit, Deçan: Qendra e Qytetit, Gjilan: para Teatrit të Qytetit, Kaçanik: Sheshi i Qytetit, Drenas: Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”Prizren: Shadërvan
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


