Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës

Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se pret të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Në një reagim të publikuar nga Ambasada, theksohet se bashkëpunimi do të përqendrohet në çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT