Tuesday, May 26, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve, thotë se përmbajnë elemente të avancuara të...

KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve, thotë se përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve të cilat do të përdoren për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

Në njoftim thuhet se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.

“Shtypja e fletëvotimeve është mbikëqyrur nga ekipe të anëtarëve të KQZ-së, të cilët kanë përcjellë nga afër të gjitha fazat e këtij procesi.”, thuhet në njoftim.

Në përgjithësi, sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme për Kuvedin e Kosovës, janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej të cilave 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta; 19,450 për votimin me kusht; 13,500 fletëvotime rezervë, 3,500 për votimin e personave me nevoja të veçanta; 108,000 për votimin me postë; dhe 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT