Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot konferencë për media, ku u bë e ditur se tashmë janë numëruar 78 përqind e votave për kandidatët për deputetë
“Lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ju njoftojmë se deri më 18 shkurt në orën 16;00 janë numëruar rreth 78 përqind e vendvotimeve, apo rreth 1970 nga 2533 sosh”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elzi, transmeton Klankosova.tv
Tutje, në konferencën që po mbahet në sallën “1 Tetori”, Elezi shtoi: “Ju njoftoj se KQZ po vazon me intensitet të lartë punën për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numëroj votat e kandidatëve për deputetë, dhe të bëj verifikimin e votave të subjekteve politike, të bëj numërimin e votave me kushtë, të personave me nevoja të veçanta votave nga votimi jashtë Kosove, dhe pasi të vendoset për ankesat eventuale nga PZAP”, tha
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


