Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKosovari i arrestuar në Kroaci, “ka qenë i burgosur nga Serbia gjatë...

Kosovari i arrestuar në Kroaci, “ka qenë i burgosur nga Serbia gjatë luftës”

Ditë më parë, autoritetet e shtetit kroat kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.

I arrestuari, sipas të dhënave që ka siguruar Klankosova.tv, është Bajram Bajrami, 49-vjeçar, me prejardhje nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt. Ai u ndalua në Karasovic, pika kufitare Kroaci-Mali i Zi.

Ndërkaq, burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se “personi në fjalë gjatë luftës ka qenë i burgosur nga Serbia”.

Sipas të dhënave nga mediat kroate, Bajrami, bazuar në një fletarrest aktiv nga Serbia, akuzohet për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po i njëjti burim ka thënë se Bajrami është ndaluar për t’u kryer procedurat e verifikimit, meqë shteti kroat është anëtar i Interpolit.

“Ai u arrestua para disa ditësh. Ndalimi i tij u bë për të kryer procedurat e verifikimit. I njëjti ka qenë i kërkuar në listën e Interpolit. Dhe shteti kroat, si anëtar i këtij mekanizmi, i respekton rregullat dhe procedurat”, deklaroi ky burim për Klankosova.tv.

Në anën tjetër, nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se bazuar në informacionet fillestare, ai nuk gjendet në listat e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla: Nuk është veteran i UÇK-së

Klankosova.tv ka pyetur edhe në policinë kufitare të Karasovicit për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Arrestohet kosovari në Kroaci, kishte fletarrest nga Serbia

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT