Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Sipas njoftimit, ndryshimet janë bërë në vendimin e Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022.
“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Qeveria ka theksuar se ky vendim synon linjëzimin e politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


