Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKontrolle të rrepta në Mitrovicë: Policia sekuestron dhjetëra automjete e patentë shoferë...

Kontrolle të rrepta në Mitrovicë: Policia sekuestron dhjetëra automjete e patentë shoferë brenda një muaji

Policia e Kosovës ka njoftuar për veprimet e ndërmarra gjatë muajit prill në rajonin e Mitrovicës së Jugut, ku janë shqiptuar mbi 4200 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Sipas njoftimit për media, përveç gjobave, janë sekuestruar përkohësisht 43 patentë shoferë dhe 50 automjete.

Në kuadër të kontrolleve, janë sekuestruar edhe mjete të tjera, përfshirë 42 motoçikleta, skutera dhe trotineta.

“Nga numri i përgjithshëm i gjobave, kundërvajtjet që kanë dominuar, janë evidentuar: Mosrespektim i shpejtësisë: 1958, Parkime të pa rregullta: 1005, Xhamat të errësuar: 256, Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer: 148, Përdorimi i telefonit: 64”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT