Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKonjufca: Kemi raporte të vështira me Serbinë, populli im përjetoi gjenocid

Konjufca: Kemi raporte të vështira me Serbinë, populli im përjetoi gjenocid

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga homologu i tij turk, Hakan Fidan.

Konjufca në edicionin e këtij viti në “Antalya Diplomacy Forum” tha se Kosova ka raporte të shkëlqyera me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut si dhe raporte të mira me Malin e Zi.

“Kemi dy parimet kryesore. E para se aty ku kemi vullnet për të bashkëpunuar duhet ta kthejmë në partneritet të fortë dhe Kosova e ka dëshmuar këtë me vendet fqinje. Ne kemi raporte më shumë se të shkëlqyera me Shqipërinë, raporte shumë të mira me Maqedoninë e Veriut, kemi raporte të mira me Malin e Zi dhe kemi bërë gjithçka që është dashur për ta përmirësuar ende, kemi raporte të tilla si janë, jo të lehta, me Bosnje dhe Hercegovinën dhe kemi raporte shumë të ndërlikuara dhe të vështira me Serbinë”, tha Konjufca.

Tutje, ai tha se populli i Kosovës e do paqen dhe stabilitetin duke qenë se ka përjetuar luftën dhe gjenocidin në vitin 1999.

“Parimi i dytë është se aty ku kemi mos pajtime, le ta shmangim armëzimin e mosmarrëveshjeve dhe të shmangim veprimet armiqësore ndaj njëri-tjetrit. Kosova dhe populli im e kanë përjetuar një luftë të tmerrshme, kanë përjetuar gjenocid në 1999, kështu që nuk mendoj se ndonjë komb tjetër e do paqen dhe stabilitetin më shumë se populli im”, deklaroi Konjufca.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT