Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizKomuna e Kamenicës paguan mësimdhënëse, anëtare të Vetëvendosjes, për të qëndruar në...

Komuna e Kamenicës paguan mësimdhënëse, anëtare të Vetëvendosjes, për të qëndruar në shtëpi (VIDEO)

Ka 21 vjet që Pashije Basha mori ditarin në duar dhe që nga ajo ditë, çdo mëngjes, ka dhënë mësim në shkollën fillore “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc të Kamenicës.

Edhe këtë të mërkurë, ajo ishte në punë duke mbajtur orën e saj si zakonisht, por kolegia e saj, të cilën nuk e ka parë kurrë, po merr pagë për ato orë që mban Pashija, ndërsa ajo shijon kafenë e mëngjesit në ngrohtësinë e shtëpisë.

64-vjeçarja rrëfen për KIKS-in se do të pensionohet në fund të këtij muaji. Gjatë këtyre 21 viteve, ajo nuk mban mend të ketë pasur një koleg apo kolege tjetër që u ka mësuar nxënësve gjuhën shqipe paralelisht me të.

Sipas Pashijes, edhe nëse Arta do të donte të punonte në këtë shkollë, siç paguhet, kjo do të ishte e pamundur për shkak të numrit shumë të ulët të nxënësve, që nuk e plotëson normën për dy mësues.

Para kamerës së KIKS-it, 64-vjeçarja mohon ta ketë parë ndonjëherë Artën duke dhënë mësim në këtë shkollë.

Arta Morina lidhi kontratë në shtator të 2024-ës me qëllim që të vazhdojë mësimdhënien pas pensionimit të Pashijes, edhe pse pensionimi i saj kishte edhe 5 muaj kohë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT