Tuesday, May 26, 2026
spot_img
HomeLajmeKlani transmeton direkt faljen e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”...

Klani transmeton direkt faljen e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO)

Falja e Kurban Bajramit, si çdo herë, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Ceremonia sigurisht se përcillet edhe me ilahi, të cilat do të këndohen nga ilahisti Nazmi Kurteshi.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri ka bërë të ditur se para të pranishmëve do të flasë edhe Dr.Shefqet Krasniqi, i cili ka përgatitur një ligjëratë kushtuar ditës së Kurban Bajramit.

Pritet që nesër në mëngjes, në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” të mblidhen besimtarët myslimanë, duke filluar që nga thirrja e ezanit të sabahut, e më pas për të përcjellë nga afër gjithë programin e përgatitur në këtë xhami. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT