Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministrja e sotme e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është rasti më i çuditshëm i një personaliteti që mëton ta përfaqësojë sistemin e drejtësisë.
Kica-Xhelili tha se nëse ekziston një antonim i asaj çka duhet të bëjë një ministër i Drejtësisë, ajo është Albulena Haxhiu.
“Është antonimi i punës që duhet ta bëjë Ministria e Drejtësisë. Është komplet e kundërta e rolit dhe funksionit që e ka ministri i Drejtësisë në Kosovë”.
“Një mendësi e tillë kundërkushtetuese kur nuk arrin ta bësh asnjë ligj kushtetues, me fajin tënd, dhe mundohesh ta shkarkosh mungesën e përgjegjësisë tek një parti si LDK-ja që kjo Gjykatë Kushtetuese ia ka rrëzuar edhe një kryeministër edhe një president, është qesharake”, tha Kica-Xhelili në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, Kica-Xhelili tha se Qeveria Kurti po e godet sistemin e drejtësisë për shkak se nuk po arrijnë që ta shtrijnë kontrollin në të.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


