Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pas takimit me Kurtin: Aktualisht nuk ka numra për zgjedhjen e...

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Aktualisht nuk ka numra për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku tha se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për situatën e krijuar pas zhvillimeve brenda LDK-së.

Sipas tij, ai e ka informuar Kurtin edhe për atë që ndodhi me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, të cilën gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën.

Abdixhiku e përshkroi takimin si pjesë të komunikimit të rregullt mes dy subjekteve politike, duke thënë se edhe Kurti e ka njoftuar atë për zhvillimet në Vetëvendosje dhe në Grupin Parlamentar.

“Është një njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Kur kemi procese diskutimi duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Sejdiut, Abdixhiku nuk dha një përgjigje të gjatë.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, deklaroi kreu i LDK-së.

Sa i përket takimeve të ardhshme me Kurtin, Abdixhiku tha se përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje do të vazhdojnë. Megjithatë, ai theksoi se në këtë moment nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.

Abdixhiku foli edhe për mundësinë e përfshirjes së partive të tjera në diskutime. Ai tha se një gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur, por shtoi se subjektet e tjera politike janë distancuar nga ky proces.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT