Katër të mitur dyshohet se janë përleshur mes vete në Gllogoc, duke çuar kështu në lëndime trupore të të katërve.
Sipas policisë, gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta, transmeton Klankosova.tv.
Pas trajtimit të tyre, tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa njëri vazhdon të merr trajtim mjekësor nën përkujdesje të policisë.
Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e policisë.
The post Katër të mitur rrihen mes vete në Gllogoc, tre arrestohen – njëri ende i shtrirë në QKUK appeared first on Klan Kosova.


