Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka diplomuar me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.
Ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator 2026, në Quantico të Virxhinias.
Në këtë sesion kanë marrë pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 29 shtete të tjera.
Policia e Kosovës ka vlerësuar diplomimin e kapitenit Shala si një arritje të rëndësishme profesionale, duke theksuar se kjo dëshmon angazhimin për zhvillimin e kuadrove dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.
“Urime Kapitenit të Policisë së Kosovës, Visar Shala, për diplomimin me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së!”, thuhet në njoftimin e publikuar për këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


