Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet në gjendje të dehur shoferi në Elbasan, po trasportonte nxënës me...

Kapet në gjendje të dehur shoferi në Elbasan, po trasportonte nxënës me furgon

Një shofer 53-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Elbasanit pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që transportonte 13 nxënës në aksin Belsh–Gjolene.

I dyshuari është identifikuar si Sazan Jashar Gjolena, i cili po drejtonte një automjet tip “Benz Sprinter”.

Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit dhe në dy matje radhazi rezultoi mbi normat e lejuara, konkretisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l.

Pas verifikimeve, ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT