Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s.
Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte.
Siç njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt.
“FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës”, u tha në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv
The post Kampi Nacional në Hajvali do të bëhet me 14,000 ulëse appeared first on Klan Kosova.


