Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportKalimi i Brrutit te Shqipëria: Shkak pasaporta shqiptare për kalimin në ligën...

Kalimi i Brrutit te Shqipëria: Shkak pasaporta shqiptare për kalimin në ligën ruse? (VIDEO)

Kalimi i futbollistit të Malishevës, Etnik Brruti, te kombëtarja e Shqipërisë ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ku shumë persona e kanë cilësuar zgjedhjen e tij edhe si “tradhti”.

Sipas gazetarit të sportit, Florjan Karaqi, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Brruti është një nga mesfushorët më me potencial që ka dalë nga futbolli kosovar vitet e fundit.

Arsyet për këtë kalim lidhen me mundësinë që spekulohet se i është ofruar nga një ligë ruse, ku fitimet janë shumë më të larta se ato që siguronte në Malishevë.

Pasaporta shqiptare mundëson një kalim më të lehtë për Brrutin në Rusi, duke qenë se Rusia nuk e njeh Kosovën, dhe kjo ka ndikuar në zgjedhjen e tij për të kaluar te Shqipëria, tha ndër të tjerash Karaqi, transmeton Klan Kosova.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Kalimi i Brrutit te Shqipëria: Shkak pasaporta shqiptare për kalimin në ligën ruse? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT