Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKaçanik: Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për tri vjedhje, pranon veprat para policisë

Kaçanik: Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për tri vjedhje, pranon veprat para policisë

Policia ka njoftuar se sot në stacionin policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Pas pranimit të informatave, në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R, 21-vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më 8 korrik.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT