Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se gjendja e minatorëve në Kosovë është më e rëndë se kurrë më parë, duke e cilësuar situatën aktuale si më të vështirën që nga paslufta.
Në një prononcim për “Edicionin Special” në Klan Kosova, Jonuzi tha se kushtet e punës dhe niveli i rrezikshmërisë në vendet e punës janë përkeqësuar ndjeshëm.
“Sa i përket minatorëve, gjendja është si asnjëherë më parë, më e rëndë dhe më e vështirë si në aspektin e kushteve të punës ashtu edhe në aspektin e rrezikshmërisë në vendin e punës. Definitivisht nuk ka qenë e tillë që nga paslufta e këndej. Është gjendje shumë e rëndë. Dua të jap një fakt se që nga paslufta janë 110 minatorë që kanë vdekur në marrëdhënie pune, dhe asnjë prej tyre nuk është hetuar apo nuk janë evidentuar shkaqet kryesore pse ka ndodhur kjo”, tha Jonuzi.


