Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportJavë pas jave, Kosova veç po njihet me kampionen e saj të...

Javë pas jave, Kosova veç po njihet me kampionen e saj të re në futboll

Dymbëdhjetë xhiro para se të përfundojë kampionati, Drita veç ka filluar ta gdhend emrin e saj si kampione e re Republikës.

Fitorja e kësaj të marte ndaj kampionit të tri viteve të fundit, i ka konfirmuar bindshëm gjilanasit në krye të renditjes tabelare në Superligë, me plot 13 pikë dieferencë ndaj tyre.

Për më tepër, “Intelektualët” e kanë mposhtur Ballkanin në të tri ballafaqimet e këtij edicioni, njofton Klankosova.tv.

Me vetëm tri humbje deri tani, pesë barazime e plot 16 fitore, klubi më i suksesshëm i Anamoravës, është fare afër titullit të katërt kampion.

Se Drita do të jetë kryefjala e sezonit të ri, sinjalet i dha qysh në eliminatoret evropiane, ku arritën deri në “PlayOFF” të kualifikimeve në UEFA Europa Conference League.

Kandidaturën e tyre të fuqishme për titullin kampion në Albi Mall Superligën e Kosovës, e forcuan edhe më shumë, kur në fazën e dytë të kampionatit, fituan tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara, raporton Klankosova.tv.

Kjo skuadër nuk po mjaftohet vetëm me këtë ecuri fantastike kampionale, duke synuar edhe Kupën e Kosovës, ku tashmë e kanë kapur gjysmëfinalen.

Për ta ngritur edhe këtë trofe lartë, i duhet ta kalojë Prishtinën fillimisht, kurse pastaj në finale të fitojë ndaj Drenicës apo Llapit.

Nëse nuk ndodh ndonjë befasi ekstreme në vijim të këtij sezoni, Drita do të bëhet klubi i vetëm me katër tituj kampioni, duke u rreshtuar pas Prishtinës e cila Superligën e ka fituar tetë herë pas luftës dhe tri herë në garat paralele që u zhvilluan në vitet e 90-ta.

Hera e fundit kur të “Blutë” e Gjilanit u shpallën kampionë, ishte edicioni ‘pandemik’ 2019/2020.

 

The post Javë pas jave, Kosova veç po njihet me kampionen e saj të re në futboll appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT