Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizIzraeli thotë se tetë pengje që pritej të liroheshin nga Hamas, janë...

Izraeli thotë se tetë pengje që pritej të liroheshin nga Hamas, janë të vdekur

Izraeli ka thënë se tetë nga 26 pengjet e mbetura që do të liroheshin nga Hamasi gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, janë të vdekur.

Zëdhënësi i qeverisë David Mencer u tha gazetarëve se Izraeli kishte marrë një listë nga grupi i armatosur palestinez gjatë natës që jepte informacion mbi statusin e pengjeve, transmeton klankosova.tv.

“Lista nga Hamasi përputhet me inteligjencën e Izraelit, kështu që unë mund të ndaj me ju se… tetë janë vrarë nga Hamasi,” tha ai, citon bbc, pa i përmendur ata.

“Familjet janë njoftuar për gjendjen e të afërmve të tyre”.

Shtatë gra tashmë janë liruar të gjalla në këmbim të më shumë se 290 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT