Kosova sot i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë.
Në mesin e shumë shteteve që uruan Kosovën, ishte edhe Izraeli.
Ministria e Jashtme e këtij vendi, urimin e bëri në gjuhën shqipe.
E pikërisht njohja e fundit për vendin erdhi nga shteti izraelit, e 117-ta.
Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Kësaj i parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Washingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Po ashtu, Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Dear Kosovo,
Happy 17th Independence Day! 🇽🇰
Sincerely,
Israel 🇮🇱 pic.twitter.com/5oPW58f7B2— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) February 17, 2025
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


