Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në Liqenin e Komos.
Sipas mediave lokale, i riu është hedhur nga një mol në zonën e Mandello del Lario dhe më pas nuk ka dalë më në sipërfaqe. Menjëherë pas ngjarjes, miqtë e tij kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.
Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e rojes bregdetare, zjarrfikësit dhe zhytësit, të cilët kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë nga liqeni.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, ndërsa dyshohet se i mituri mund të ketë hyrë në një zonë të ndaluar për not.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


