Ish-spiuni izraelit Jonathan Pollard ka deklaruar në një podcast se në të ardhmen Izraeli mund të përballet me sfida të mëdha në Lindjen e Mesme, duke përmendur si mundësi tensionet me Turqinë dhe Egjiptin.
Ai foli edhe për zhvillimet rajonale dhe situatën në Golan, duke theksuar se dinamika gjeopolitike në rajon po ndryshon dhe mund të sjellë përshkallëzime të reja në të ardhmen.
Pollard, i cili në vitin 1987 u dënua në SHBA për spiunazh në favor të Izraelit, u lirua nga burgu në vitin 2015 pas dekadash qëndrimi në burg.
Ai aktualisht jeton në Izrael, ku është përfshirë edhe në diskutime publike dhe politike mbi çështjet e sigurisë dhe Lindjes së Mesme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


