Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDonjeta Sadiku nesër në ring, lufton për medalje në Evropian

Donjeta Sadiku nesër në ring, lufton për medalje në Evropian

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të ngjitet të mërkurën në ring në kuadër të Kampionatit Evropian “Sofia 2026”, ku në çerekfinale do të përballet me holandezen Maund van der Toorn, në një duel që mund t’i sigurojë medaljen.

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se dueli në kategorinë deri në 60 kilogramë do të zhvillohet më 23 shtator, në ringun “B”, me fillim nga ora 13:30.

Sadiku, kampione e Mesdheut për Kosovën, do të kërkojë fitoren ndaj boksieres nga Holanda për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe, me këtë, edhe një medalje në Kampionatin Evropian.

Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, ka shprehur besimin se Sadiku do ta kalojë me sukses këtë sfidë dhe do të sigurojë një vend në gjysmëfinale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT