Irani ka bërë të ditur se nuk është i gatshëm për raunde të reja bisedimesh me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se dialogu nuk do të vazhdojë pa ndryshim të kushteve të vendosura nga Uashingtoni.
Zëvendësministri i jashtëm iranian ka deklaruar se negociatat nuk do të rifillojnë derisa SHBA të heqë dorë nga, siç i quajti ai, “kërkesat maksimaliste”.
Sipas tij, takimi i fundit mes delegacioneve të dy vendeve në Islamabad nuk ka sjellë asnjë marrëveshje, ndërsa bisedimet kanë zgjatur më pak se një ditë.
Irani po ashtu ka kërkuar që çdo proces i ardhshëm të bazohet në një “marrëveshje kornizë” të qartë përpara se të vazhdohet me raunde të tjera negociatash.
Në deklarimet e fundit, përfaqësues iranianë kanë hedhur poshtë mundësinë e dorëzimit të rezervave të uraniumit të pasuruar, duke e cilësuar një kërkesë “të parealizueshme”.
Pavarësisht tensioneve, palët thuhet se kanë shkëmbyer mesazhe ditët e fundit, ndërsa ndërmjetësimi ndërkombëtar vazhdon të mbetet i hapur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


