Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeIncident i frikshëm në Prishtinë, taksistit i bllokohet timoni

Incident i frikshëm në Prishtinë, taksistit i bllokohet timoni

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Rrusetm Statovci” në Prishtinë, ku një taksie i është bllokuar timoni, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke përfunduar në trotuar.

Si pasojë, sipas lexuesve të Klankosova.tv, janë rrezikuar qytetarët dhe shtëpitë pranë rrugës.

Sipas tyre, vetëm pengesat e vendosura kanë bërë që automjeti të mos depërtojë në oborrin e një shtëpie, duke shmangur kështu pasoja edhe më të mëdha.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici për të marrë detaje më të hollësishme mbi rastin.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT