Gëzim Kastrati, ish-drejtori i Transformimit në kryeqytet, i cili ka mohuar shkarkimin e tij, ka reaguar duke fyer kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Kastrati ka publikuar një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një thënie të Albert Einstein.
“Ndoshta Universi mund të ketë kufinjë diku por budallallëku i njeriut s’ka kufi! (A.Einstein)”, shkroi ai në Facebook.
Disa ditë më parë, Kastrati kishte deklaruar se raportimet për shkarkimin e tij janë të pasakta dhe se, sipas tij, po shtyhen nga agjenda të caktuara politike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


