Ivica Kostelic, ish-skijatori kroat, është shpëtuar nga forcat e armatosura të Malit të Zi pasi humbi në det gjatë një aktiviteti kajaku.
Kostelic, i cili ka fituar katër medalje olimpike dhe një kampionat bote në ski, ishte duke bërë kajak me një tjetër person kur humbën orientimin afër Ulqinit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Për ta shpëtuar, ushtria dhe marina e Malit të Zi përdorën anije patrullimi dhe një helikopter.
The post Humbi në det afër Ulqinit, shpëtohet ish-skiatori kroat appeared first on Klan Kosova.


